FOTO/ Makina “ngre në ajër” këmbësorin, nga vijat e bardha përfundon në trotuar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme, ku bëhet me dije se një taksi ka përplasur një këmbësor në zonën e plazhit të Durrësit.

Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku këmbësori thuhet se është përplasur nga një taksi, teksa kalonte te vijat e bardha.Nga përplasja e fortë thuhet se këmbësori i cili thuhet se është rreth të 60-ve ka përfunduar në trotuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoritetet të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërsa thuhet se i plagosuri është transportuar me autoambulancë drejt spitalit. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë pritet që të dalin detaje të reja në vijim e të kemi një reagim zyrtar nga ana e Policisë së Durrësit.

Share This Article