VIDEO/ Protesta, Drejtori Hita inspektoi në terren shërbimet e Policisë

Jugulajm.net
1 Min Read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, inspektoi në terren shërbimet e Policisë të angazhuara për protestën dhe mblodhi drejtuesit e tyre, duke u kërkuar edhe njëherë zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.

Drejtori Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht.

Drejtori i Përgjithshëm u kërkoi drejtuesve të shërbimeve që të instruktojnë edhe njëherë shërbimet e Policisë për të ruajtur qetësinë, për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të vepruar në përputhje me ligjin ndaj çdo veprimi të dhunshëm.

Share This Article