Protesta ne Tirane e opozites po shnderrohet ne nje arene beteje mes policise dhe protestuesve.
Sikurse kemi njoftuar nga Qarku i Gjirokastres kane shkuar mbi 400 demokrate, te cilet i jane bashkuar furise se protestuesve qe kane dale ne shesh kunder qeverise se korruptuar te Edi Rames.
Demokratet e Gjirokastres nen drejtimin e deputetit te Qarkut Prof.Dr. Tritan Shehu, momentalisht po protestojne para godinave qeveritare.
Furia e gazit lotsjelles se leshuar nga poilicia, ka shkaktuar probleme jo te pakta tek protestuesit.
Nje rast i fundit eshte shenuar para pak minutash, kur nje protestues i rene pertoke, i eshte ofruar ndihma e pare nga deputeti i zones, Tritan Shehu, i cili beri te mundur normalizimin fillestar te shendetit te protestuesit, duke nxjerre ne pah dhe profesionin e mjekut.
Nderkohe deri ne mberritjen e autoambulances, demonstruesi u trajtua nga doktor Tritani.





