Është ngritur alarmi në fshatin Drenovë të Mallakastrës, ku vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.
Sipas raportimeve, flakët po i afrohen puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik, duke rrezikuar që të përhapen më tej.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e nisjes së zjarrit por ka dyshime se mund të jetë edhe i qëllimshëm.




