Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur e ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare transparente. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.