Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 58 vjeç dhe E. B., 35 vjeç, të dy banues në Përmet, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.