Bujar Asqiriu është një ndër aktorët më të dashur shqiptar për publikun shqiptar.
Së fundmi aktori ka rrëfyer se çfarë pasojash i solli qëndrimi kundër që pati për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ai tha se për 4 vite nuk i dhanë asnjë rol. Gjithashtu aktori tha se për shkak të qëndrimit kundër, atij i kanë kërcënuar edhe djalin që e ka mjek kirurg në Gjermani.
“Kam dalë në pension miku im, kam 4 vite i kam shkëputur marrëdhëniet me Teatrin e Turbinës. Pasi dola unë në mbrojtje të Teatrit kjo qeveri e gjithë atë drejtor qelbësirë që është atje nuk më ofruan më punë këta, më quajtën armik. Më lanë në tako ata, unë nuk rri në tako se lajm lojtar që i bie topit e bëj gol nga mesi i fushës, dhe nuk e rruaj fare për atë m*t teatër atje.
Unë kam 700 mijë lekë pension, se rruaj k****… ata nuk marrin dot rrogën aq sa marr unë pensionin. Të gjithë shitën b***** pastaj, kush me lekë, kush me një hyrje, kush me pallat… të tërë e shitën b****… unë kam karakter u thash.
Ashtu s’të fal unë, s’e rruaj k**** vare, edhe kryeministri dh*** gjak nga mua, sepse unë kam guximin të them të vërtetën.
Ke vilë 10 mln euro, Bujar Asqeriu jeton në një dhomë e kuzhinë akoma, në kat të gjashtë, pa ashensor… çfarë? Mos ta them unë këtë realitet? Shtet shk*****…
Këta donin të fusnin edhe djalin tim në burg. Kam një djalë kirurg, që punonte te Ushtaraku. Punoi 6-7 vjet atje dhe iku në Gjermani. Me leje me të gjitha. Këta i thoshin kthehu nga Gjermania, ma stresuan djalin, deri sa më tha o baba të lutem mos fol më. Më kërcënuan me fëmijën, prandaj mu neveritën këta mua”, shprehet aktori i famshëm Asqeriu.