Të tjera episode janë zbardhur nga mediat greke në dosjen e “Sky Ecc”, ku protagonistë të së cilës janë edhe shtetas shqiptarë.
Në komunikimet e zbardhura nga platformat “Sky” dhe “EnchroChat” nga gazeta “Documento”, shtetasi K. G., shprehet se “njeriu i tyre” në Marusi “për 5 vjet do bëhet Shef”, ndërsa në gusht të vitit 2020, shqiptari Sandër Pemaj, parashikon që me mbulimin e S. T., nga Marusi (një oficer që ndiqet në gjendje të lirë për këtë cështje) dhe të një personi tjetër, do bëhen… “mbretër të Athinës”.
Kujtojmë që gjatë operacionit të zhvilluar pak ditë më parë, ra në pranga një oficer i policisë greke, i cili ka shërbyer më parë në sektorin anti-drogë si dhe dy trafikantë, grekun me inicialet K. G., dhe 45-vjecarin shqiptar Sandër Pemaj, aktualisht i dënuar për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi.
Sakaq, në kumunikimet e zbardhura, këta persona flasin edhe për një çështje që ka shkuar në gjykatë, me të pandehur persona të njohur nga ta.
Ata thonë për një polic me inicialet A. T, atëherë me shërbim tek Anti-Droga e Athinës, i cili ishte në varësi të S. T., të cilin bashkëbiseduesit e thërrasin “Marusi”.
Bisedat e zbardhura:
Sandër Pemaj: Deri fund shtatori do jemi mbretër të Athinës.
Sandër Pemaj: Të jap fjalën.
G: Makar ore vëllai im.
Sandër Pemaj: Do duhen edhe çunat për mbulim.
G: Dhe Marusin dhe shokun.
G: Ata janë me ne vëlla në gjithçka.
…
G: Cfarë është ky?
Sandër Pemaj: Polic.
Sandër Pemaj: I T. (mbiemri i tij).
Sandër Pemaj: Thuaji S. (Oficeri S. T).
Sandër Pemaj: Është i tij.
Sandër Pemaj: Për Enin (i akuzuari).
Sandër Pemaj: 11 shtator.
Sandër Pemaj: Shkon në gjykatë.
G: Cfarë të bëjë S. (oficeri S. T).
G: Cfarë t’i thotë A. (polici A. T).
Sandër Pemaj: Mos të flasin keq në Gjykatë.
dhe biseda vijon…
Sandër Pemaj: O tiransi.
Sandër Pemaj: E mban mënd.
Sandër Pemaj: Që u kap me kumbarin.
G: Të shkurtrin nga Menidhi?