Ayman Dawoud Kirit, 33-vjeç dhe Hüseyin Akkurt 38-vjeç, janë dy autorët e dyshuar të vrasjes së ish-kampionit të boksit Besar Nimani në Gjermani.
Policia gjermane ka dyshime të forta se dy kurdët kanë qëlluar babanë e tre fëmijëve të premten e kaluar rreth orës 18:00 në mes të qytetit të Bielefeld . Dy kurdët për momentin janë në arrati dhe mund të kenë ikur jashtë Gjermanisë.
Kjo është arsyeja pse policia dhe zyra e prokurorit publik tani i ka shpallur në kërkim për vrasjen e boksierit shqiptar.
Pas informacioneve të marra edhe nga dëshmitarët, policia ka kryer edhe disa kontrolle në banesa e apartamente, por pa asnjë rezultat.
Policia ka paralajmëruar qytetarët për dy kurdët, pasi ata mund të jenë të armatosur dhe të përgatitur për të përdorur dhunë.
Sfondi i krimit dyshohet të jetë një incident i ndodhur rreth tre vjet më parë. Në atë kohë Besar Nimani drejtonte një kioskë në një qendër shkollore.
Në një moment thuhet se dy kurdët janë shfaqur dhe e kanë kërcënuar.
Më pas ish-boksieri i ka përzënë përzuri dhe rrahur. Sipas familjes, Besar Nimani është kërcënuar vazhdimisht.
Ditën e krimit, ish-boksieri donte të merrte një mik nga një berber në qytetin Bielefeld.
Ai parkoi makinën e tij, “BMW X5” në fillim të zonës së këmbësorëve, doli dhe shkoi drejt berberit.
Papritur u shfaqën autorët, të cilët ishin fshehur në një derë dhe hapën zjarr.
Nga breshëria e plumbave, Besar Nimani u rrëzua dhe vdiq.
Autorët janë larguar me makinë, por mbetet e paqartë se si ata e dinin se shqiptari do ishte në atë vend pikërisht atë ditë.