Sot në qytetin e Sarandës, një 11 vjeçare u rrëzua nga kati i katërt i pallatit të saj, teksa u nis drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Vajza ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është futur në sallën kirurgjikale në spitalin e Traumës dhe po i nënshtrohet një operacioni.
E mitura ka qenë në ballkonin e banesës, bashkë me të vëllanë e saj dhe për një moment ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia e katit të katërt.
Burime për mediat bëjnë me dije se e mitura ka dashur të kalojë nga ballkoni në një tarracë kur është rrëzuar.
Ka qenë një polici i cili ka parë ngjarjen pasi ka shtëpinë përballë me atë të 11-vjeçares dhe pikërisht efektivi ka marrë vajzën për ta çuar me makinën e tij në spital. E mitura ka marrë goditje në kokë dhe kishte fraktura në këmbë dhe dorë. Mësohet se nëna e të miturës shkonte në punë çdo ditë dhe fëmijët i mbyllte në banesë.