Uniformat blu te Gjirokastres kane proceduar nje shtetas, pasi ka humbur kontrollin e makines qe drejtonte, duke dale jashte rruge.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit E. L., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Votuca”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.