Moti sot, vranësira dhe reshje shiu në…

Jugulajm.net
1 Min Read

Këtë të diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri pasdite vonë.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit gjatë mesditës, kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar priten shtrëngata si dhe reshje breshëri (në male).

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Share This Article