Një plagosje me thikë ka ndodhur sot paradite në ambientet e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti mes dy punonjësve të këtij institucioni.
Sipas informacioneve paraprake,imazheristi Dashamir Çajka ka plagosur me mjet prerës infermierin Mikel Osmani. Shkak i dyshuar i ngjarjes janë mosmarrëveshjet në vendin e punës.
37-vjeçari Osmani ka marrë dy plagë – një në krah dhe një në zonën e brinjëve – por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor.
Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe policia është në kërkim të tij.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”




