Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho të premten merr zyrtarisht detyrën. Mësohet se ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te Braho do të zhvillohet të hënën më 22 dhjetor. Ceremonia do të mbaht në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me shtatë vota pro, Klodjan Brahos i cili u shpall fitues mes katër kandidatëve. Braho e ka nisur misionin si prokuror që në vitin 2007 ku pas përfundimit të shkollës së magjistraturës u emërua në Berat duke shërbyer deri në vitin 2012.
Më pas ai transferohet në Vlorë deri në vitin 2015 ku mban edhe detyrën e zv/drejtuesit të prokurorisë. I konfirmuar në detyrë nga vetingu, Braho në SPAK deri dje drejtonte seksionin kundër korrupsionit.
Ai hetuar disa dosje të profilit të lartë, mes tyre atë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, inceneratorëve, 5D, ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedine e gërdecit, dosje të abuzimeve me fondet publike e pastrimit të parave.
Braho është prokurori që hetoi e po vazhdon të hetojë dosjen “Tojota yaris” duke arrestuar ish-kolegun e tij, drejtuesin e prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.




