Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot unanimisht për shkarkimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj.
Kërkesa e paraqitur nga socialistët kërkonte shkarkimin e Veliajt për shkak të mungesës për më shumë se tre muaj në detyrë.
Vetë kryebashkiaku i burgosur dhe në pritje të gjykimit me akuza nga SPAK, argumentoi më herët se mungesa ishte shkaktuar kundër vullnetit të tij.
Në një mbledhje ku folën përfaqësues të opozitës por edhe këshilltarë socialistë, të karakterizuar nga mungesa e tensionit dhe prania e medieve, unanimisht u votua shkarkimi i Veliajt. Këshilltarët socialistë Joleza Koka, Anuela Ristani dhe Gazmend Paja munguan në seancë.
Vendimi tashmë shkon në dorë të Edi Ramës, pasi i takon Këshillit të Ministrave të vendosë shkarkimin e tij përfundimtar.




