Ndëshkimi i personave që ndërtojnë pa leje ka qenë prioriteti i autoriteteve shqiptare, por referuar shifrave në burg nuk janë ndërtues e sipërmarrës që ndërtojnë pallate, por gratë.

Referuar të dhënave nga Open Data Albania, gjatë vitit të kaluar, 90 gra janë dënuar për dhënie të ndihmës për ndërtim të paligjshëm. Në total për vepra të ndryshme penale janë dënuar 698 gra dhe vajza. 70% e të dënuarave janë për krime dhe 30 % për kundërvajtje penale.

Pak kohë më parë, ministrat Bledi Çuçi dhe Belinda Balluku ofruan skena të tilla, të habitur nga disa ndërtime pa leje në kryeqytet. Pas kaq javësh këto skena mbetën vetëm në politikën e ditës dhe në arkiva sepse askush nga ndërtuesit që hodhën pallate pa leje apo kate të tera jashtë lejes nuk është penalizuar.

Shfaqje të tilla mbesin vetëm fasadë, ndërsa ligji vepron vetëm mbi më të varfërit, më të pambrojturit dhe sigurisht mbi gratë.