Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer këtë të martë në Orikum, ku ka ndërhyrë për shembjen e dy objekteve pranë bregdetit, të cilat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.
Ndërhyrja është kundërshtuar nga pronarët, të cilët e kanë konsideruar të paligjshme veprimin e IKMT-së, duke theksuar se objektet ndodhen ende në proces gjyqësor me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës . Sipas tyre, nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar për shembjen dhe ata kanë kërkuar kohë përmes institucioneve, por janë përballur me një “fakt të kryer”.
Në aksion morën pjesë Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Vlorë dhe forcat e IKMT-së nga Tirana, të mbështetura nga forcat e policisë me prezencë të shtuar në terren.
Megjithatë, pavarësisht kundërshtive, ndërhyrja u krye dhe dy objektet u prishën nga forcat e IKMT-së.




