Një 25 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kanoste një të re për ti dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj.
23 vjeçarja kishte bërë denoncimin se një person i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para.
Në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B.K., 25 vjeç, banues në Burrel.
Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.




