Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi ka bërë për spital babain e tij.
Sipas komunikatës, A.K., 33-vjeç rezulton banues në Lushnjë dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait tij.
Policia thotë se babai i 33-vjeçarit ka vajtur në ambientet e spitalit për trajtim mejkësor dhe është i pajisur me urdhër mbrojtje.
Njoftimi i policisë:
U arrestua shtetasi A. K., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.