Një 38-vjeçar nga Lazarati i Gjirokastrës është shpallur në kërkim nga uniformat blu, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Gjirokastër shpalli në kërkim shtetasin T. B., 38 vjeç, banues në Lazarat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.