Kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Arben Ristani dhe Alma Kore-Buci, kanë zhvilluar takime me bizneset prodhuuese në zonën industriale të Gjirokastrës.
Ulja e taksave për bizneset e vogla dhe ato prodhuese janë në programin bazik të PD dhe të zbatueshme nesër në pushtet. Kjo do të lehtësonte mjaft bizneset çka do të përkthehej me rritje të vendeve të punës dhe rrogave. Si Ristani dhe kandidatja Kore-Buci kanë vënë theksin në strategjinë që ka PD nesër në pushtet për Qarkun e Gjirokastrëës duke i rikthyer shkëlqimin e munguar gjatë 12 viteve të fundit.
Rikthimi i të gjitha institucioneve të munguara në këtë qark, do t’u rikthejë shpresën banorëve për një jetë më dinjitoze. Ndërkohë që PD garanton se institucionet e larguara prej Edi Ramës nga Gjirokastra, do të kthehen aty ku kanë qenë dhe siç kanë qenë duke e ridimensionuar këtë qark në vendin që i takonte. Nga ana e tyre punonjëset e bizneseve prodhuese janë shprehur të iandura se ndryshimi në 11 maj do të vijë dhe se Gjirokastra kësaj herë do të zgjohet dhe të zgjedhë alternativën e duhur për rimëkëmbjen e këtij qarku të lënë në harresë.



