EMRAT/ Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim i vëllai dhe 2 të tjerë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një sasi prej 51 kg kanabis sativa, e ndarë në 48 pako, është kapur nga Policia në Gjirokastër, e cila dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë.

Si rezultat është arrestuar shtetasi Nelson Pashka, 30-vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është kapur duke transportuar lëndën narkotike të fshehur në një hapësirë të improvizuar tek shasia e automjetit tip “Nissan”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit Elidon Pashka, vëllai i 30-vjeçarit të arrestuar, Dorjan Cilingari dhe Sheme Agaj, organizatorë dhe bashkëpunëtorë të Nelson Pashkës.

Gjatë operacionit, përveç lëndës narkotike, janë sekuestruar automjeti tip Nissan dhe tre celularë të të arrestuarit.

Share This Article