Një 75 vjeçare ka ndërruar jetë në Elbasan pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët ditën e sotme.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit.