Pas ngjarjeve të fundit në vend, Edi Rama prozon Taulant Ballën për Ministër të Brendshëm. Njoftimin e ka bërë vetë Rama në Twitter.
”Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, shkruan Rama.