Mbledhja në PS, “plas” mes Ramës e Spiropalit: Ti mos e hap gojën fare se…

Jugulajm.net
2 Min Read

Edhe pse deputetja Elisa Spiropali u tregua e gatshme për një debat mes socialistësh për sa i përket mungesës së saj në seancën e imunitetit për Belinda Ballukun, një gjë e tillë nuk ndodhi në takimin e zgjeruar të Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.

Megjithatë, në mbledhjen e sotme se ka pasur tension në dy momente mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme.

Gjatë fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka patur një ndërhyrje nga Spiropali duke i kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët dhe në ato momente mësohet të ketë ndërhyrë Rama duke i thënë që të pushojë dhe të mos flasë.

“Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, mësohet të ketë thënë Spiropali.

Në atë moment ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra. “Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”, mësohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes.

Një moment tjetër tensioni ka qenë gjatë kohës kur Spiropali përdorte telefonin gjatë prezantimit të strategjisë së komunikimit nga ministrja e re për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismailaj.

Spiropali e ulur në fund të sallës, ka qeshur me fjalët e Ismailajt.

Mimikat e saj janë pikasur nga Edi Rama, i cili i është drejtuar me fjalët: “Pse zgërdhihesh? Ti je më keq.”

Ndërsa të pranishmit thanë që përgjigja e saj ishte me mimika dhe i është kthyer Ramës që nëse “ke diçka për të thënë thuaje”.

Në këtë mbledhje nuk ka qenë e pranishme ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Share This Article