Greqi, arrestohet gruaja shqiptare, u kap me 80 pako drogë brenda automjetit

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shtetase shqiptare është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në Igumenicë, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Gjatë kontrollit të automjetit që ajo drejtonte, policia greke zbuloi 80 pako me marijuanë, me peshë totale prej 86 kilogramësh e 438 gramësh.

Sipas autoriteteve greke, automjeti, i cili ishte në pronësi të gruas shqiptare, u ndalua në kuadër të kontrolleve kundër trafikut të drogës. Nga verifikimi në brendësi të tij u zbuluan pakot me lëndën narkotike, të cilat u sekuestruan së bashku me makinën.

Sipas hetimeve paraprake, droga dyshohet se ishte ngarkuar në zonën e kufirit të gjelbër me Shqipërinë dhe kishte si destinacion transportimin drejt pjesës së brendshme të territorit grek.

Ndaj gruas së arrestuar është ngritur një çështje penale, ndërsa ajo pritet të dalë përpara Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë.

Share This Article