Nesër PS mbledh asamblenë, ja cilët nga kryebashkiakët aktualë rikonfirmohen dhe cilët largohen nga kandidimi i 9 majit 2027…

Jugulajm.net
1 Min Read

Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë Kombëtare, në një takim që pritet të ketë në fokus përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit. Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30, në një nga hotelet në Gjirin e Lalzit.

Burime te sigurta bëjne me dije se një nga çështjet në axhendë do të jetë mundësia që Edi Rama të bëjë publikë emra të mundshëm për kandidatët e PS-së në zgjedhjet vendore, veçanërisht për Bashkinë e Tiranës.

Në Partinë Socialiste po qarkullojnë disa emrat e Ogerta Manastirliut, tanimë duket se është larg garës, ndërsa një emër i përmendur është Arbër Hajdari, i cili është bërë publik edhe nga vetë ai dhe shihet si një kandidaturë që vjen përtej strukturave partiake, nga shoqëria civile.

Në diskutimet për kandidatin e mundshëm për Tiranën përmendet gjithashtu edhe Ervin Demo, aktualisht ministër i Brendshëm.

Sa i përket emrave për bashkite e tjera, bëhet me dije rikonfirmimi i emrave të kryebashkiakëve aktuale si në Gjirokastër, Lezhë, Kukës, etj,. Ndryshe qëndron puna për bashkitë Fier, Durrës dhe Shkodër, ku kryebashkiakët aktualë nuk do të jenë më pjesë e garës së ardhme te 9 majit 2027.

Share This Article