LAJM I FUNDIT/ Kakavije, operacion i përbashkët shqiptaro-grek, prangoset 1 shtetas, ishte në kërkim për…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitare të Kakavijes.

Gjatë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve kufitare shqiptare dhe atyre greke eshtë prangosur një shtetas i huaj.

Në kontrollet e kryera nga efektivët e Policisë së Kontrollit të Pasaportave në momentin e hyrjes së tij drejt Shqipërisë, rezultoi se ndaj këtij shtetasi ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga autoritetet zvicerane.

Sipas të dhënave zyrtare ai kërkohej nga drejtësia e Zvicrës për dy vepra të rënda penale “Trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pastrim të parave që rrjedhin nga veprimtari kriminale”.

Në legjislacionit penal zviceran këto akuza parashikojnë një dënim maksimal deri në 20 vite burgim.

Pas ndalimit në pikën kufitare i arrestuari u shoqërua në Sektorin për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Janinë, për t’iu referuar më pas Prokurorisë së Apelit të Janinës për veprimet e mëtejshme procedurale dhe ekstradimin e tij.

Share This Article