Kombëtarja shqiptare do të ndeshet mbrëmjen e sotme me Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B, aty ku do të kërkojë fitoren dhe kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të një kampionati Europian.
Sylvinho i ka besuar 11-shes titullare që futi kundër Kroacisë, teksa ndryshimi i vetëm është Hysaj që zëvendësohet nga Balliu.
Tashmë na ndajnë afërsisht një orë nga sfida e shumëpritur dhe trajnerët e skuadrave kanë publikuar titullarët, që do zbresin në fushën e blertë.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.
SPANJA: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu, Oyarzabal.