5G ? Kina me rrjetin 6G!

Jugulajm.net
1 Min Read

Transmetimi në 6G, 10 deri në 20 herë më shpejt se 5G

Kina ka realizuar transmetimin më të shpejtë në kohë reale në botë për komunikimin jokabllor teraherc (THz), i cili është 10 deri në 20 herë më i lartë se rrjetet 5G, njoftoi Laboratori “Mali i Purpurt”, citon noa.al.

Laboratori i teknologjisë së lartë që gjendet në Nankin, kryeqendra e provincës Jiangsu të Kinës Lindore, dhe që ka një sistem komunikimi jokabllor të nivelit të lartë 360-430 GHz të prodhuar në vend, ka arritur një THz në kohë reale 100-200 gigabit për sekondë të orientuar drejt 6G.

You Xiaohu, kryehulumtuesi i laboratorit, tha se teknologjitë e transmetimit teraherc janë thelbësore për rrjetet 6G dhe do të përdoren gjerësisht për realizimin e transmetimeve më të shpejta dhe në aplikacione të tipit të ri si AR, VR dhe metaversi.

Për më tepër, teknologjitë teraherc mund të përdoren gjithashtu gjerësisht në komunikimin hapësinor e ndërsatelitor dhe për të realizuar përfundimisht komunikimin e integruar hapësirë-tokë-det, shtoi You.

Share This Article