Shuhet zjarri në shpatin e Malit të Gjerë

Jugulajm.net
1 Min Read

Pas më shumë se disa orësh operacion të pandërprerë të zjarrfikësve te Gjirokastrës, është shuar zjarri i rënë në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Levenisht, në Gjirokastër, në vendin e quajtur Milava.

Terreni tepër i vështirë dhe intensiteti i zjarrit e bënë operacionin një sfidë të madhe për efektivët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre.

Organet ligjzbatuese kanë nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share This Article