FOTO/Ambasada amerikane: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundër krimeve

Jugulajm.net
1 Min Read

33 specialistë të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit përfunduan kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ndau sot një mesazh urimi për 33 specialistët, ndërkohë që u shpreh se ky është një program i thelluar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve Bashkuara (ICITAP), në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.

Sipas ambasadës së SHBA-ve, përmes këtij “trajnimi rigoroz, policia shqiptare po forcon aftësitë e saj për të shërbyer si një vijë mbrojtjeje thelbësore kundër krimeve që kërcënojnë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe për ta bërë këtë me transparencë dhe përgjegjësi, në përputhje me parimet bashkëkohore dhe ndërkombëtare të policisë”.

Ambasada e SHBA: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundërAmbasada e SHBA: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundër

Ambasada e SHBA: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundërAmbasada e SHBA: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundër

Ambasada e SHBA: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundër

Share This Article