Procedohet 50-vjeçari nga Vasjari, preu pemë ulliri të bashkëfshatarit

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 50 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi ka prerë pemë ulliri në parcelën e shtetasit A. A.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article