Spitalet e rretheve s’kanë kundërhelm për gjarprin, pas 26-vjeçares nga Përmeti, 1 tjetër rast ndodh në tjetër qytet, ja se ku…

Jugulajm.net
3 Min Read

Spitalet e vendit duket se janë të pafurnizuara me ilaçin kundër helmimit nga pickimi i gjarprit. Vetëm një ditë më parë u raportua rasti i një 26-vjeçareje nga Përmeti, e cila u përball me rrezik serioz për jetën pasi u pickua nga gjarpri.

Një rast i ngjashëm është raportuar sot në Gjirin e Lalzit, ku një burrë është pickuar nga një gjarpër. Të afërmit e tij e transportuan fillimisht në urgjencën e Manzës, por aty iu tha se mungonte kundërhelmi dhe u udhëzuan të drejtoheshin në Tiranë. Ata shpresuan se do të gjenin ndihmën e nevojshme në Urgjencën e Durrësit, por edhe atje rezultoi se ilaçi mungonte. Në përpjekje të dëshpëruara, e dërguan pacientin në spitalin e Traumës në Tiranë, ku sërish nuk gjetën ilaçin.

“Na thanë që nuk kemi kundërhelm, shkoni tek Urgjenca e Qendrës ‘Nënë Tereza’,” shkruan denoncuesi. Pas më shumë se katër orësh sorollatje në disa spitale, më në fund arritën të gjejnë ilaçin, ndërsa mjekët paralajmëruan se nëse gjarpri do të kishte qenë më i madh, situata mund të kishte qenë fatale.

Ky rast ngre sërish alarmin për mungesën e medikamenteve jetike në spitalet publike, veçanërisht në zonat jashtë Tiranës, në një periudhë kur për shkak të stinës së verës, rreziku nga pickimi i gjarprit është më i lartë.

Denoncimi i plotë:

Pershndetje pash lajmin e pickim nga Gjarpri ne Permet dhe spitalet qe s’kishin kunder helm, eshte plotësisht e vërtet! Kundër ska me asnje spital ne Shqipëri përveç Urgjencës tek Nene Tereza.

Para Dy ditësh pickon gjarperi komshiun tim tek Gjiri Lalezit, e cuam tek urgjenca spitalit Manezes dhe na than ne s’kemi kunder helm, s’kemi cfar ti bejm. Na thon cojeni ne Tirane tek toksikologjiku sepse as spitali Durrsesit nuk ka. Nuk i besuam dhe shkuam tek urgjenca Durrësit, por edhe aty fatkeqësisht nuk kishte kunder helm.

Te revoltuar me makinën shkuam tek Spitali ushtarak ne Tirane, i cili mbahet si me miri ne republik per urgjencat, por dhe aty na than qe skemi vetem tek Nene Tereza tek urgjenca keni. Shkuka tek urgjenca Nene Terezës dhe aty me ne fund mbas 4 oresh sorollatje gjetëm kunder helm dhe fatmirisisht e shpëtuam zotirin.

Doktorit na than qe ishte gjarpri vogel, prandaj rezistoj ti mbijetoj, se po te ishte Gjarpri madh, per dy ore i merr jeten tjetrit.

Gjarpirnjt kan pushtuar Shqiperin, te paktën per dy muaj e veres, furnizoj spitalet me kunder helm.

Share This Article