Një 49-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në shtegun që të çon për tek “Syri i Kaltër”, në Theth.
49-vjeçari nga Tirana dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.
Mësohet se 49-vjeçari ka qenë duke vrapuar në drejtim të Syrit të Kaltër në Theth, kur papritur ka humbur jetën.
Sakaq, një helikopter ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë.




