Një sasi prej 21.5 kilogramësh heroinë është sekuestruar nga policia greke në kufirin e gjelbër pranë Kapshticës.
Në pranga ka rënë një shtetas shqiptar 50 vjeç, i cili po transportonte drogën brenda një çante.
Operacioni u finalizua nga sektori anti-krim i Ksanthit, në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës. Autoritetet kishin informacione paraprake për lëvizjen e ngarkesës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe ndërhynë në kohë duke bllokuar 43 pakot me heroinë.
Hetimet vijojnë për të zbuluar destinacionin e drogës dhe lidhjet e mundshme të 50-vjeçarit me rrjetet e trafikut ndërkombëtar.




