Pasditen e 16 Janarit, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rizari të Bashkisë Edessa, Greqi, teksa një studente 17-vjeçare, është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj.
17-vjeçarja, e cila ishte me origjinë shqiptare dhe nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, është gjetur e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj.
Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edessë dhe mjekët që bënë përpjekje për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot.
Vajza e ndjerë tashmë, u deklarua e vdekur.
Sipas policisë greke, e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës.
Mediat greke, raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare, i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.