EMRI/ Arrestohet 39-vjeçari gjirokastrit, u kap i dehur në timon afër “Viroit”

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin Arbion Shalari, 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap në aksin rrugor “Gjirokastër-Virua”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article