Policia bën me dije se në vijim të informacionit të dhënë më datë 25.08.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit S. L., 60 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. L., në fshatin Petran, bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, kanë kapur shtetasin S. L. Në përfundim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




