Një sherr është regjistruar këtë të premte, ku tre persona janë përfshirë në një përplasje fizike në qytetin e Vlorës.
Pas një konflikti mes disa personave, një 63-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Vlorës.
Sipas burimeve mjekësore, ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale, duke mos mundur t’i mbijetojë dëmtimeve.
Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës.
Policia e Vlorës po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për më shumë detaje.




