Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. N., 35 vjeçe, banuese në Përmet, pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




