Një 42-vejçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi kishte kërcënuar pronarët e një biznesi në Itali.
Ditët e fundit, policia kishte marrë një ankesë nga pronarët e një lokali që ndodhej pranë stacionit të trenit, duke u shkaktuar atyre ankth dhe frikë, madje duke bërë edhe kërcënime me vdekje.
Pavarësisht urdhrit të ndalimit që Gjykatësi i Hetimeve Paraprake të Gjykatës së Astit kishte vendosur për 42-vjeçarin, që të mos afrohej më afër se 1,000 metra nga viktimat, ai e kishte thyer urdhrin dhe vazhdoi të qëndronte në komunën e Bra-s dhe të vizitonte biznesin ku ishin të pranishme viktimat që kishin raportuar sjelljen e tij, raportojnë mediat italiane.
Më 30 mars, një ekip nga Njësis Operacionale dhe Radiomobile, vuri re se shqiptari po shkelte masën e tij paraprake për të njëqindtën herë dhe e arrestoi atë në flagrancë. Gjykata e Asti-t, pasi e vlerësoi arrestimin, lëshoi një urdhër paraprak arresti kundër tij.
Tashmë rasti ndaj tij po shqyrtohet nga Autoriteti Gjyqësor, i cili do të përcaktojë përgjegjësinë e tij ligjore në seancës e radhës.




