Plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku pas një sherri mes adoleshentëve dy prej tyre jantë goditur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur pranë shatërvanit në qendër të qytetit të Shkodrës.
Policia ka mbarritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Po vijojnë hetimet për zvbardhjen e plotë të ngjarjes.




