Familajrët e dy personave të zhdukur në Sarandë Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhorit kanë mbajtur këtë të martë një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Me pankarta në duar, ku janë fytyrat e dy personave të zhdukur, familjarët kërkojnë një përgjigje nga policia në lidhje me fatin e të afërmve të tyre.
Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka planifikuar një takim me 3 prej familjarëve të personave të zhdukur ku pritet t’i informojë ata në lidhje ecurinë e hetimeve.
Në lidhje me zhdukjen e dy personave është arrestuar 28-vjeçari Sofokli Baxheri, e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.
Hetimi ka provuar se i arrestuari është njeriu që u ka dhënë shtëpinë me qera autorëve në fshatin Nivicë të Himarës, ku u gjet makina “Benz-Mercedez”, me të cilën dyshihet se u rrëmbyen dy personat.
Dyshohet se shkak për rrëmbimin e tyre mund të jetë bërë konflikti për një truall në fshatin Çukë në afërsi të Sarandës.
Familjarët kanë zhvilluar dhe kërkime private në fshatin Vrinë, ku janë lokalizuar dhe tabulatet e fundit të telefonave të tyre. Familjarët dyshojnë se ata janë vrarë dhe janë gropozur në këtë zonë.