Prej 25 ditësh, dy 46-vjeçarët nga Saranda, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori janë zhdukën pa gjurmë.

Ndërkohë ditën e sotme familjarë dhe të afërm kanë zhvilluar një protestë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë.

Vëllai i Fatmir Sulovari, Gëzimi në një deklaratë për mediat ka zbardhur dhe bisedën që zhvilloi me kreun e policisë Muhamet Rrumbullaku, ku ky i fundit u ka thënë se do nisin punën për gjetjen e të zhdukurve.

Ndër të tjera Sulovari theksoi se protestën për ditën e sotme do e ndërpresin ndërsa kërkoi me patjetër gjetjen e trupit të vëllait por edhe Leonardit.

‘Nuk ka intereson se kush qysh tek, na interesojnë vetëm trupat. Ti çojmë në shtëpi e kaq. Rrumbullaku tha se do fillojmë punën. Nuk më dha shumë shpjegimi. Më  është zhdukur vëllai . për momentin do e ndërpresim bisedën. Është zhdukur me 6 prill. Nuk kemi vërtetuar asnjë shqetësim.  E ka marrë një shok në telefon dhe ka dalë nga lokali. Nuk kemi pas asnjë problem me asnjë. S’kemi asnjë lloj dyshimi. Ai e ka pasur Leonardin thjesht të njohur. Unë personalisht nuk e njihja. S’kam diskutuar asnjëherë me Leonardin. Nuk kemi asgjë konkrete”- tha ai.