Arrestohet 75-vjeçari, kërcënonte me thikë familjarët

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është parandaluar, duke shmangur një tragjedi të mundshme brenda familjes në qytetin e Vlorës.

Policia bën me dije se një 75-vjeçar është arrestuar pasi kërcënonte familjarët e tij me thikë.

Sipas të dhënave, ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe përbënte rrezik për jetën e saj dhe të familjarëve të tjerë.

Autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe materialet janë dërguar pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.

Share This Article