LAJM I FUNDIT!! (VIDEO) Aksident, ‘Fordi’ del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 motra dhe 1 foshnje

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj së premteje, ku një automjet tip ‘Ford’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor ”Lushnjë-Berat”, pranë fshatit Kashtbardhë. Në makinë, e cila ishte marrë me qira, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë rreth dy muajshe. Drejtuesja e automjetit nuk ka arritur të marrë kthesën, duke dalë nga rruga. Si pasojë, njëra prej pasagjereve është plagosur lehtë dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës, së bashku me foshnjën, për kontroll mjekësor.

Mësohet se tre motrat ishin emigrante në Angli dhe po udhëtonin drejt Beratit.

Dyshohet se mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor mund të ketë ndikuar në aksident, pasi drejtuesja nuk ka dalluar kthesën. Fatmirësisht, shpejtësia e automjetit ka qenë brenda normave të lejuara, duke shmangur pasoja më të rënda. Makina ka pësuar dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit. Mungesa e ndriçimit në këtë kthesë ngre sërish shqetësime për sigurinë e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Share This Article