Greqi, humb jetën shqiptari 19-vjeçar, u rrëzua nga kati i 4-t i apartamentit që…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese në katin e katërt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve, i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra në boshllëk nga një apartament që ishte dhënë me qira afatshkurtër.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë një autoambulancë e shërbimit emergjent, por fatkeqësisht 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Hetimet paraprake për rrethanat e ngjarjes po kryhen nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”.

Share This Article