FOTO/ Përfshihet nga flakët kabina e pallatit, ja shkaku…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një kabinë ku ndodheshin matësat e energjisë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5- katësh në lagjen “Liri Gero” në Fier.

Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre.

Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet , por hetimet për ngjarjen vijojnë.

Share This Article