Aksident, shoferi 18-vjeçar përplas me makinë 69-vjeçarin me biçikletë, humb jetën i moshuari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm , ku një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin A.G., 18 vjeç, ka përplasur 69-vjeçarin Xh. Ç., i cili po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor ”Bradashesh-Peqin”.

I moshuari mori ndihmën e parë mjekësore në Elbasan dhe më pas u nis drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve, ai ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article